I infektuar me Covid-19, humb jetën shefi i UNICEF Italia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 11:51
Unicef Italia në zi për vdekjen e presidentit të saj, Francesco Samengo.
81-vjeçari u nda nga jeta pas infektimit me Covid-19.
Samengo mbylli sytë ditën e djeshme në Romë pas një beteje të gjatë me virusin, ndërsa lajmi është bërë publik ditën e sotme.
Presidenti i Unicef Italia nga viti 2018, Samengo ka qenë vullnetar i UNICEF për 20 vite të tjera dhe një mbrojtës i hekurt i të drejtave të fëmijëve në Itali dhe në mbarë botën.
