Amerika në alarm/ Sezoni i uraganëve, rekord stuhish në Atlantik
Sezoni i uraganëve këtë vit ka sjellë një rekord stuhish në kontinentin Amerikan.
Sipas Qendrës Nacionale të Uraganeve, stuhia subtropikale Theta në veri-lindje të Atlantikut është e 29-ta, duke thyer edhe rekordin e vitit 2005.
Parashikuesit tregojnë në një sistem i ri erërash po formohet në Karaibe, teksa meteorologët kanë treguar se ka një sërë faktorësh që ndikojnë në një situatë të tillë.
Paktikisht stuhive të rrezikshme i vendosen emra si mënyrë për të ndërgjegjësuar publikun përpara se ajo të godasë. Sezoni i uraganëve zgjat nga periudha 1 korrik deri më 30 nëntor, ndërkohë që sivjet ka prodhur stuhi të frikshme si ajo e Etës që goditi Floridan apo Zeta në Louisiana në fund të tetorit. Zeta ishte stuhia e pestë në radhë që godiste Louisianën.
Theta, aktualisht një uragan, po lëviz drejt veri-lindjes së Evropës Jugore.
Parashikuesit po shohin formimin e një stuhie tjetër të mundshme që lëviz drejt perëndimit mbi detin e Karaibeve qendrore.