E padëgjuar/ Gruaja do të martohet me vrasësin serial: Ai ka kryer disa vrasje, por unë e dua atë…

Tracy Bottomley, 44 vjeçarja britanike, duket se nuk e ka problem fare që të martohet me një vrasës serial amerikan.

Ajo tregon se nuk është takuar asnjëherë me të fejuarin e saj të burgosur, madje thotë që "i kupton rreziqet" dhe se e pranon të kaluarën e tij.

Ernest Otto Smith, 53-vjeç, u burgos për vrasjen e një çifti në vitin 2006.

“Ai ka kryer disa vrasje, por unë i kuptoj rreziqet. Ernest nuk më tremb, unë kurrë nuk kam qenë një njeri që trembet lehtë. Po ai është një vrasës serial, ka kryer disa vrasje, por unë i kuptoj rreziqet e asaj që mund të ndodhë, por unë e dua atë”, u shpreh 44-vjeçarja.

Tracy zbuloi se ai e propozoi në një postë zanore nga burgu duke i thënë:

“Ti je e çmendur, po ashtu si unë, kështu që duhet të martohemi, çfarë mendon?”

Ajo tha që  shpreson të fluturojë së shpejti drejt SHBA-së, për t’u martuar me të fejuarin në ambientet e burgut.