"Shtëpia e Verdhë, pa drita, e pa ujë" dëshmia e Artan Grubit që shoqëroi hetuesin e Hagës në Gurrë: Hetimet u mbyllën sapo lamë Tiranën
Kosova vazhdon të vuajë nga një plagë e hapur prej 20 vitesh, përballjen me drejtësinë ndërkombëtare që prej 1999. Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut shprehet i keqardhur për këto zhvillime në Kosovë dhe ndan shqetësimin se mund të kenë ndikimet e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut apo dhe Shqipëri.
i ftuar në një intervistë në studion e Ora News, Grubi u shpreh: Kosova po përballet me drejtësinë ndërkombëtare që në 1999. Më shumë bëhet fjalë për një dështim të drejtësisë ndërkombëtare sesa për një dështim të autoriteteve të Kosovës, sepse krimet e luftës gjatë gjithëkohës janë hetuar nga autoritete ndërkombëtare. Ka pasur procese ndaj Haradinajt, e Fatmir Limajt dhe kanë dështuar.”
Nga viti 1999- 2004 Grubi ka punuar në Tribunalin e Hagës në hetimet e krimeve të luftës, përkthime, analiza politike. Ai u kthye pas në kohë pikërisht në vitin 2004 kur në Shqipëri, i angazhuar nga OKB erdhi me mision së bashku me zyrtarët e tribunalit të Hagës, shefin e zyrës në Prishtinë dhe hetuesit që kishin ardhur nga Haga për të asistuar hetimet për të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në Gurrë të Burrelit.
“Ishte shkurt 2004. Qëndruam për dy ditë në Gurrë. Dëshmitarë serbë, gjoja ish të burgosur serbë që kishin qëndruar në kampe në Shqipëri dhe transferuar në Shtëpinë e verdhë, pretendonin se kishte varreza por nuk u vërtetua në lokacione të caktuara në atë fshat. U bënë analiza në Shtëpinë e Verdhë ku jetonte një familje
Por sipas hetuesve ishte e pamundur të bëheshin ndërhyrje të tilla dhe transplante organesh në atë shtëpi pasi nuk kishte rrymë elektrike, nuk kishte ujë, nuk kishte rrugë, dhe nuk kishte asnjë rrugë dhe asnjë mënyrë të mndshme që të performoheshin operacione të tilla sensitive në atë vendbanim.
Në shtëpinë nuk është gjetur asgjë. Përreth shtëpisë ishin gjetur disa ilace që ishin të osfistikuara për atë rreth dhe për atë kohë në shqipëri, por kjo justifikohej me faktin se aty pranë ishte një kamp stërvitjeje i UÇK-së ku ishin rreth 3 mijë ushtarë.
Grubi kujton se atëherë hetuesi mbylli hetimet menjëherë pas kthimit nga Tirana dhe beson se kjo çështje është e mbyllur por se rihapja në media është më shumë propagandë mediatike e imponuar nga Dick Marty
"Aktakuza e “Shtëpisë së Verdhë” nuk janë pjesë e aktakuzës për të cilët akuzohen Thaçi, Veseli e të tjerë nga Gjykata Speciale, dhe Grubi thotë se rikthimi në media i cështjes së shtëpisë së verdhë, është propagandë mediatike e imponuar nga Dick Marty
“Shtëpia e Verdhë apo pretendimet për transplantin e organeve nuk është fare pjesë e aktakuzës dhe jam i bindur se ashtu do mbetet sepse kështu ka vendosur dhe tribunal i Hagës që në vitin 2004 . Kjo është më shumë propagandë mediatike e imponuar nga zoti Dick Marty nga Zvicra"
Por nga kush u shoqërua në Shqipëri?
“U shoqëruam nga policë shqiptare dhe prokurorë. Autoritetet e Tribunalit të Hagës bënë kërkesë drejtuar ministrisë së Jashtme që ia kaloi më pas ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë. Kjo është praktikë e njohur.
“Raporti i Dick Marty ishte plot me të pavërteta. Nga viti 2004, 16 vite nuk janë provuar asnjëherë madje dhe hetuesi mbylli hetimin menjëherë pas kthimit nga Tirana” kujton Grubi.
Ku u gabua që Kosova vijon të përballet me drejtësinë ndërkombëtare?
“Nuk është dashur të ndalemi me fushatën të gjithë shqiptarët bashkë. Ndalimi i zërit të unifikuar për tia treguar botës të vërtetën shqiptare la hapësirë për pretendime të tilla nga Dick Marty por dhe nga prokurorë që dëshirojnë famën përtej detyrës së zakonshme që e kanë në gjykatë por duan të jenë dhe figura publike.
Një dështim të tillë pamë dhe në Maqedoni me themelimin e prokurorisë speciale. U zgjodhën 12 prokurorë special që u zgjodhën për të luftuar krimin e korrupsionin dhe dolën më të korruptuarit
Në fillim të muajit shtator në Prishtinë, Grubi tregon se e ka shoqëruar Ali Ahmetin në zyrat e Prokurorisë Speciale ku qëndroi për dy ditë dhe u pyet në cilësinë e dëshmitarit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut ndan shqetësimin se mund të kenë ndikimet e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut apo dhe Shqipëri.
“Katër figura kyçe të Kosovës, preken tre parti të ndryshme, PDK, Vetëvendosjen dhe Nismën . Tashmë janë në një proces që për fat të keq nuk është se do të mbyllet për një javë, një muaj, por duket sikur do të zgjasë më tepër.
Ka ridimensionim të skenës politike dhe kjo është për të ardhur keq se skena politike duhet të ridimensionohet me votë dhe vullnetin e qytetarëve dhe jo me procese të tilla të cilat vonojnë që në vitin 1998- 1999. Më vjen keq për këto zhvillime në Kosovë dhe ndaj shqetësimin se mund të kenë ndikimin e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri e rajon.
Ne na duhet një Kosovë stabile e cila do të mbyllë kontestin me Serbinë me njohje reciproke të ndërsjelltë dhe të ecim bashkarisht drejt integrimit europian.
Ne i mbështesim plotësisht liderët e Kosovës dhe urojmë që të dalin më të unifikuar nga kjo sfidë.