Në Cërrik është vrarë shpresa/ Qyteti i vogël vuan nga varfëria dhe papunësia e lartë
Cërriku është një nga qytetet që po braktiset masivisht për shkak të asaj që banorët e cilësojnë mungesë e shpresës për të ardhmen! Bashkia duket se ka pranuar dështimin në përballjen me varfërinë e papunësinë në rritje!
Njerëzit që enden rrugëve e luajnë domino janë tregues i papunësisë që vuan qyteti i Cërrikut!
Mungesa e të rinjve tregon mungesën e shpresës se gjerat do të ndryshojnë!
Varfëria dhe papunësia janë dy nga faktorët që po boshatisin qytetin!
Bashkia Cërrik ka zyrtarisht mbi 46 mijë banorë!
Por shumë pak prej tyre jetojnë atje!
Një pjesë e mirë janë larguar në emigracion, e të tjerë e kërkojnë shpresën në qytetet e mëdha.
Premtimet e kryebashkiakut Andis Salla para votimeve për investimeve që do të përmirësonin jetën e banorëve të qytetit të lënë në harresë nuk u bënë kurrë realitet
Banorët thonë se aty jetesa aty është bërë luftë për mbijetesë!
Shpresë humbur për të ardhmen aty, janë vetë prindërit ata të cilët duan që fëmijët e tyre të largohen nga Cërriku.
Duket se bashkia ka dështuar të përballet me sfidën e madhe të papunësisë dhe varfërisë në zonën urbane dhe hartimin e politikave fiskale të cilat do të mund të nxisin hapjen e bizneseve të reja, tërheqjen e ndërmarrjeve fason, por dhe shfrytëzimin e shumë prej ndërtesave të ndërmarrjeve shtetërore të mbyllura tashmë.