Infektohet me Covid-19, karantinohet Damian Gjiknuri
Ish ministri dhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri infektohet me Covid-19.
Lajmin e bën të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
"Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet!", shkruan Gjiknuri.

Më herët, nga rradhët e PS dhe qeverisë, janë infektuar edhe ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi.
Dita e sotme shënoi edhe numrin më të lartë të infektimeve në 24 orë, plot 501.
Nga nisja e pandemisë, Shqipëria regjistron 24,206 të infektuar nga të cilët 11,555 ende aktivë dhe 559 viktima.