Digjet godina në Vlorë, ja dyshimet e para

Një godinë e braktisur ka marrë flakë në lagjen Karabash në qytetin e Vlorës.

Godina, e kthyer në një strehë për personat që konsumojnë lëndë narkotike, banjo publike dhe vendgrumbullim mbeturinash, mund të jetë dejgur qëllimisht për shkak të arsyeve të sipërpërmendura.

Objekti është i rrethuar nga banesa të shumta ndaj dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës minimizoi çdo rrezik të mundshëm.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.