1128 raste të reja dhe 12 viktima/ As masat shtrënguese s'e shpëtojnë Maqedoninë nga Covid-19
Shteti fqinj lindor, Maqedonia e Veriut, vijon të jetë një ndër vendet më të prekura nga pandemia nël rajon dhe pavarësisht masave shtrënguese të qeverisë së Shkupit, shifrat po njohin vetëm rritje.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 3082 teste dhe janë regjistruar 1128 raste të reja me Covid-19.
Sa i përket viktimave, 12 pacientë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa lajm i mirë është shërimi i 307 qytetarëve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
Shkup-569, Kumanovë-51, Dibër-12, Stip-35, Prilep-43, Tetovë-50, Strugë-16, Veles-45, Manastir-57, Ohër-38, Kavadarci-35, Gostivar-10 , Gjevgjeli-14, Strumica-33, Kriva Palanka-5, Radovish-11, Krushevo-2, Kocani-22, Probistip-5, Demir Hisar-5, Makedonski Brod-1, Berovo-3, Valandovo-1, Vinica- 4, Delçevo-8, Kratovo-3, Sveti Nikole-8, Kërçovë-27, Resnjë-7, Negotinë-8.
Nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 37,499 infektime dhe 1096 viktima nga Covid-19.