Rritja e rasteve me koronavirus, Kosova në karantinë për këtë fundjavë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 14:34
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj po shqyrton marrjen e disa vendimeve parandaluese pas rritjes së shifrave të të prekurve si pasojë e koronavirusit.
Masa e parë që do të merret, sipas mediave është ndryshimi i orarit të punës të pjesës më të madhe të bizneseve. Orari do të ndryshojë nga ora 21:00 që ishte deri më sot, në orën 18:00 e deri ne 05:00 të mëngjesit.
Ky vendim i ri ndalon veprimtarinë e subjekteve afariste, bizneseve, përveç furrave, barnatoreve dhe marketeve të vogla.
Vendimi do të vlejë për këtë fundjavë për komunat që janë në zonën e kuqe që kanë numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19.
Pritet që të hënën të shqyrtohen masa shtesë në varësi të situatës pandemike në vend.