Thaçi, Veseli dhe Selimi në Hagë, EULEX mësyn shtëpitë e tyre
Forcat e EULEX kanë mësyrë mëngjesin e sotëm në shtëpitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Efektivët po bëjnë kontrollet e nevojshme, ndërkohë që i njëjti proces është kryer edhe në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, ku Veseli ka qenë kryetar deri ditën e djeshme kur edhe dha dorëheqjen.
Ditën e djeshme funksionarëve të lartë të shtetit të Kosovës, ish-ushtarakë të UÇK i është konfrimuar aktakuza nga Gjykata e Hagës për krime lufte.
Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat dha dorëheqjen si president i Kosovës për sa kohë që do të ishte nën hetim. Të njëjtin vendim mori edhe kreu i PDK, Kadri Veseli i cili u largua nga çdo post politik që mbante.
Së bashku me shefin e kabinetit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, po mbahen në ambientet e paraburgimit në Hagë.