"Gjykata Speciale ka marrë dëshmitë e personave që duan azil politik. Janë të paguar nga Serbia"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 18:45
Shukri Buja, ish-eprori i UÇK-së, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Speciale teksa është shprehur se kanë marrë dëshmi nga persona që kërkojnë të përfitojnë azil politik.
I ftuar në emisionin ‘Frontal’ në T7, Buja ka thënë se Serbia i ka paguar personat që të dëshmojnë kundër luftës së UÇK-së.
“Ka dëshmi prej atyre që kanë dashur të bëjën azil politik,, ka dëshmi prej personave që i ka paguar Serbia”, tha Buja.
Buja është një prej të përmendurve në aktakuzën e konfirmuar të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.