Leonora Jakupi i shkruan djalit të Hashim Thaçit: Respekt e mirënjohje për babanë tënd, presidentin tonë
Gjykata Speciale i ka konfirmuar dje (e enjte) aktakuzën presidentit Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqjen nga pozcioni i të parit të vendit.
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Thaçi, ka shpërndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi me të atin dhe bashkëngjitur ka shkruar superlativa për të.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai, bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me padurim edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.
Mes shumë komenteve që ka marrë i biri i Thaçit, bie në sy ai i bërë nga këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.
“Respekt dhe mirënjohje pafund për Babin tënd e Presidentin tonë!”, ka shkruar këngëtarja Jakupi.
