E pafalshme, gjykohen krerët e UÇK e jo serbët. Nënat gjakovare ende qajnë fëmijët e tyre pa varr

Në gjykimin profesional si jurist, konstitucionalisti nga Kosova, Vigan Çorolli thotë se akuzat e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e krerëve të tjerë të UÇK-së nuk kanë asnjë bazë shkencore.

Në një intervistë me skype dhënë sot në mbrëmje për Ora News Vigan Çorolli thotë: “Kjo gjykatë special është krijuar për të barazuar viktimën me agresorin dhe të paguhet çmimi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por këto akuza të jeni të bindur që nuk do të vërtetohen nga asnjë tribunal sepse UÇK në asnjë rast as rrethanë nuk ka pasur platformë të shkruar siç ka pasur Serbia vetë krerët e së cilës sot për ironi të fatit, Vuçiç  e Daçiç i kanë shërbyer kasapit Millosheviç.  

Me memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë të 1986 e kishte të shkruar të zezë mbi të bardhë se shqiptarët duhet të largohen me dhunë nga trojet serbe në Kosovë dhe aty të kolonizohen me serbë të tjerë nga kranihat e Ish Jugosllavisë. Ndërsa UÇK-së  nuk ka pasur armatim të mjaftueshëm. Në asnjë rrethanë UÇK nuk ka pasur një komandë të vlefshëm që të mund të urdhëronte largimin e serbëve. Serbët janë larguar nga NATO dhe nga çlirimi historik që i ka bërë bashkësia ndërkombëtare por jo UÇK. Nuk ka pasur as komandë dhe as plan konkret për largimin e tyre jo më vrasjen e tyre. “

E quant ë pafalshme faktin që Kosova nuk arriti të krijonte një gjykatë që të dënonte krimet serbe.

Vigan Çorolli për Ora News: “Është e pafalshme që pas 17 shkurtit 2008 Kosova nuk arriti të krijonte gjykatën e saj për krimet serbe të luftës. Të vinte para drejtësisë ata që shkaktuan mijëra të vrarë dhe mijëra gra të dhunuar dhe mijëra të zhdukur. Serbia shkaktoi genocid në zemër të Europës.  Europianët arritën të bënin një kompromis. Sot e kësaj dite bota nuk e feston 24 marsin 1999 që për Kosovën është pikë kthese historike kur ka nisur bombardimi i Serbisë. Nuk u vu drejtësia në vend për shpirtrat e viktimave dhe nënat gjakovare të cilat ende i qajnë fëmijët e tyre e nuk ua dinë ku e kanë varrin.

Për Çorollin arrestimi dhe  dërgimi në Hagë i krerëve të UÇK është çmimi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës  

 Vigan Çorolli për Ora News: “Ky është çmimi për lirinë dhe në 5 vitet e ardhshme Kosova do të përpëlitet për identifikimin e shtetësisë së saj sesa për pastërtinë e UÇK-së që askush nuk e vë në diskutim. “

Po roli i Shqipërisë? A duhej të kishte një reagim më të ashpër?

Vigan Çorolli për Ora News: Shqipëria ka humbur shansin në 2011 kur doli raporti famëkeq i Dick Martit. Nuk u bë një kundërofensive e dy shteteve, Kosovë Shqipëri, për të themeluar një gjykatë të paktën vendase ku të trajtoheshin edhe krimet e Serbisë. Shqipëria tani përveç twitterit dhe facebook te Edi Rames dhe Metes nuk ka çfarë të bëjë asgjë tjetër"

Intervista ne studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini.