Buja: Në Speciale kanë dhënë dëshmi kundër luftës së UÇK-se persona që janë paguar nga Serbia
Ish-ushtari i UÇK-së, që i takon besim katolik, Pren Marashi ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së Zyrës të Prokurorit Special për ish krerët e luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Marashi pjesëmarrës i luftës së fundit, e ka quajtur aktakuzën "tipike serbe" ku ish-eprorët e UÇK-së akuzohen se kanë vrarë katolikë.
Pran Marashi: Një pikë në aktakuzë pretendon se ,Hashim Thaqi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vranë katolikë, tipikisht një aktakuzë serbe, “ndoshta në një kohë kur po diskutohej se kush duhej parandaluar sepse po pengon rrugën e lirisë, mbase emri im ishte në diskutim për eliminim “, por ata nuk kanë mund të më kapnin sepse isha në pyll duke luftuar për “katolikët së bashku me myslimanët”!Ptu, jaupatapa...me gjykatë ,me evropë e me shkini!
Pren Marashi, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK-së, thekson se Serbia gjithmonë ka bërë propagandë për të ndarë shqiptarët sipas besimit të tyre fetar.


