Dade: Biden ka bërë thirrje për bashkimin e SHBA-së, demokratët nuk mund të barazohen me F. Kastron
E ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-politikania Arta Dade u shpreh se slogani i fushatës së Biden dhe komunikimi i tij me kombin amerikan, ka qenë një thirrje për të bashkuar Amerikën.
Dade: Slogani i fushatës së Biden dhe komunikimi i tij me kombin amerikan, ka qenë një thirrje për të bashkuar Amerikën dhe mua më ka pëlqyer si një gjetje. Amerika është krijuar përmes emigracionit dhe të drejtave të përbashkëta, si një simbol i demokracisë.
Demokratët janë më mendjehapur. Patëm një president me ngjyrë, duke i shtuar vlera demokratëve. Për të mos përmendur këtu edhe Hilari Clinton si një femër. Zonat urbane votojnë demokratët çka tregojnë se ata janë më liberalë.
Jam kundër etiketimeve se Biden është socialist dhe e barazojnë partinë e tij me socializmin dhe Kastron pasi ka një dallim shumë të madh.