Prifti: Biden shans më të madh për të fituar, pres rrëmujë nga e majta, republikanët morën Senatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 21:44
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, profesori Bledar Prifti u shpreh se Biden ka një shans pak më të madh për të fituar, ndërsa pres më shumë rrëmujë nga e majta.
Bledar Prifti: Florida ishte një zonë shumë e nxehtë për demokratët pasi shumë votues latinë po i largoheshin partisë demokrate, duke iu afruar republikanëve. Prandaj ish-presidenti Obama është angazhuar shumë në këto zgjedhje.
Klima është shumë e nxehtë dhe do menaxhim. Edhe ata që plaçkisin janë në dilemë se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Biden ka një shans pak më të madh për të fituar. Ndërsa pres më shumë rrëmujë nga e majta. Por e djathta do të ketë kënaqësi që mbrojti senatin, pasi konsiderohet si një fitore e madhe.