Koronavirusi në Itali: 30,550 raste të reja dhe 352 vdekje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 19:09
Italia regjistroi 30,550 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në 211,831 testime të kryera.
Ndërkohë 352 pacientë e humbën btejën me virusin duke ndërruar jetë.
Që prej fillimisht të pandemisë, numri i vdekjeve ka shkuar në 39,764.
Njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 67 pacientë (2,292 në total), ndërsa shtrimet në spitale në departamentet e tjera Covid janë 1,002 më shumë.
Rajoni më i prekur është përsëri Lombardia me 7,758 raste të reja, e ndjekur nga Campania (4,181) dhe Piemonte (3,577).
Aktualisht pozitive në Itali janë 443.235, 25.093 më shumë se dje. Nga ana tjetër, 5.103 u shëruan në 24 orët e fundit.
