Dade: Nuk ka ndodhur në historinë e SHBA-ve, presidenti të thotë se po vidhen zgjedhjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 21:16
E ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-politikania Arda Dade u shpreh se nuk ka ndodhur në historinë e SHBA-ve, që një president të dalë dhe të thotë se po bëhen përpjeke për vjedhjen e zgjedhjeve.
Arta Dade: Nuk ka ndodhur në historinë e SHBA-ve, që një president të dalë dhe të thotë se po bëhen përpjeke për vjedhjen e zgjedhjeve. Nëse bie institucioni i zgjedhjeve atëherë bie një institucion shumë i shenjtë i SHBA-ve.
Nuk kisha dëgjuar edhe për ndërprerje votash kur procesi është në vazhdim. U fol edhe për konfrontime fizike. Në të tillë mënyrë mund të krijoheshin incidente. Kur institucionet po merrnin masa për një dhunë të mundshme, shihet se është situatë e tensionuar me elementë të çuditshëm.