"Shumë e çuditshme", Trump: Shtetet kyçe ku po fitoja bindshëm, u zhdukën

Teksa Wisconsin dhe Michigan, dy shtete kyçe ku Donald Trump po fitonte bindshëm, janë kthyer në favor të Joe Biden, duke i rrezikuar seriozisht rizgjedhjen.  

Kjo gjhë ka sjellë reagimin e presidentit, i cili përmes një tjetër statusi në rrjetet sociale ngre dyshime mbi procesin.

“Natën e kaluar po fitoja bindshëm në shumë shtete kyçe. Më pas një nga një, filluan të zhdukeshin, kur filluan të numëroheshin hedhje të befasishme votash. Shumë e çuditshme.

Si ka mundësi që çdo herë që numërojnë këto vota përqindja e tyre është aq e tmerrshme dhe shkatërruese për ne?", shkruan Donald Trump.