Përse votat me postë janë kaq "shkatërruese" për Trump?
Nga Amber Phillips, Washington Post -
Prej ditësh tani, Trump ka hedhur në pyetje hapur pse duhet të numërohen të gjitha fletët e votimit në këto zgjedhje. Ai u përpoq të deklaronte fitoren para se të dilte rezultati i sigurt.
Të mërkurën në mëngjes, ndërsa numërimi i fletëve të votimit me postë në shtetet fushëbetejë filloi të rriste shanset e demokratit Joe Biden, ai u përpoq të vinte në dyshim këto rezultate përmes një postimi në Twitter.
Ajo që ai dukej se po i referohej ishte fenomeni politik që demokratët kanë tentuar të votojnë me postë me ritme të larta. Rezultatet nga votimi direkt në qendër votimi mund të llogariten më shpejt.
Numërimi i votave me postë është më i ngadaltë. Fletët e votimit me postë marrin më shumë kohë për t’u numëruar sepse ato kanë më shumë përpunim duke kaluar në disa faza nga heqja e zarfit të sigurisë te kontrolli i firmës, etj.
Disa shtete nuk mund ta fillojnë numërimin deri në ditën e zgjedhjeve. Dhe gjysma e shteteve lejojnë që fletët e votimit të vijnë pas 3 nëntorit” mbyllet analiza.
Dhe pikërisht këto procedura për numërimin e fletëve të votimit me postë shtojnë ankthin te Donald Trump, pasi parashikohet që të favorizojnë Joe Biden.
Rezultati në kohë reale