Crawford: Pritej një garë e ngushtë, sondazhet nuk kanë qenë të sinqerta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 21:50
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Marc Crawford ish-President i Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se njerëzit kanë pasur frikë t'u përgjigjen sinqerisht sondazheve, pasi mund të të vijnë në shtëpi për protestë.
Marc Crawford: Unë e prisja që do të kishte një garë kaq të afërt. Republikanët e kanë mbajtur Senatin dhe besoj se demokratët do të mbajnë shtëpinë e përfaqësuesve.
Njerëzit kanë pasur frikë t'u përgjigjen sinqerisht sondazheve, pasi mund të të vijnë në shtëpi për protestë. Trumpi është një person shumë kontrovers. Ka shumë republikanë që janë kundër Trump për personalitetin e tij.
Kemi parë lëvizje demografike që mund të ketë ndikuar në rezultatet e disa shteteve.