Bebe Rexha arratiset me të dashurin në Meksikë, kapen "mat" nga paparacët në momente romantike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 10:06
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, pak javë më parë ka pranuar se është në një lidhje.
Ajo publikoi një foto ku i uronte të dashurit ditëlindjen duke na dhënë kështu edhe lajmin se është në një lidhje të re.
Bukuroshja ka udhëtuar në Meksikë me të dashurin e saj Keyan Safyari, por nuk i kanë shpëtuar paparacëve.
Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj.
Këngëtarja shihet e veshur me një palë bikini në ngjyrë të kuqe dhe nuk ka harruar të marrë me vete edhe qeniushin e saj.


