Foto/ Bleona Qereti pozon e buzëqeshur në hotelin e Trump

Janë në garë kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump për rezultatin e zgjedhjeve ne SHBA.

Është shumë entuziast për zgjedhjet komuniteti shqiptar në Amerikë, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin.

Në këtë të fundit është përfshirë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin.

Këngëtarja publikoi një fotografi në Instagram ditën e zgjedhjeve, ku shfaqej duke qëndruar në “Trump International Hotel”, që është në pronësi të Donald Trumpit, në Washington D.C.

“Dhoma e ndenjës amerikane”, shkroi Bleona në fotografinë e postuar.