Fansi gdhend në trup portretin e reperit të famshëm shqiptar

Kësaj here, reperi i famshëm shqiptar Gashi ishte personazhi, portreti i të cilit u zgjodh për t’u gdhendur në këmbën e një fansi. Duket se ky i fundit kishte një pëlqim aq të madh për reperin, saqë ka vendosur ta mbajë përjetë në trup portretin e Gashit.

Vetë reperi e ka ndarë foton e këmbës së fansit në InstaStory, ndërsa krahas portretit është shkruar edhe emri i tij. “Vetëm fansat e vërtetë”- janë fjalët e Gashit krahas postimit.

Së fundmi, Gashi  ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.  Pjesë e kësaj kompanie janë disa nga emrat më të njohur të muzikës si Zayn, Alicia Keys, Shakira, Pink, Miley Cyrus, Martin Garrix, Maluma, Justin Timberlake etj. Ndërkohë reperi me origjinë shqiptare ka bërë publik edhe albumin “1984”