VIDEO/ Përkrah këshilltarit për sigurinë, Meta lëshon mesazhin e rradhës: Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë

Një ditë pasi Parlamenti i rrëzoi dekretin për Kodin e ri Zgjedhor, presidenti Ilir Meta vijon rutinën e tij të përditshme, që nis me aktivitet sportiv.

Përmes një video të publikuar në Instagram, ku shfaqet përkrah Bahri Shaqirit, Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, kreu i shtetit lëshon edhe mesazhin e rradhës, përcjell Ora News.

 “Mirëmëngjes të gjithëve! Mos harroni aktivitetin sportiv. Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë!”, shkruan mbi video presidenti Meta.