Topi: Rama bëri 8 vjet reality-show, çonte Ditmirin të vallëzonte me Kotzias, por marrëveshjen nuk e arriti kurrë

Ish-presidenti bamir Topi tha në studion e RTV Ora se “Marrëveshja e Detit” me Greqinë mbahet pezull për interesa personale të disa njerëzve. Në 8 vjet qeverisje, tha ai, Rama nuk ka arritur ende asgjë. Ndërsa sa i përket deklaratave se ka pasur diçka në fshehtësi, një gjë të tillë, Topi e konsideron shkelje të hapur të demokracisë.

Topi: Duhet të shkojë në Gjykatën e Hagës nëse negociatat përfundojnë pa rezultat. Mua më rezulton që qeveria Rama, që ka 8 vjet që është në pushtet, 4 vjet bëri reality-shoë, i mbani mend ato kërcimet e Ministrit të Jashtëm Bushati dhe atij grek Kotzias? Ndërsa me ardhjen e qeverisjes së Mitsotakis, praktikisht nuk ka pasur negociata. Në rast se kanë qenë të fshehta, atëherë unë bëj akuzë.

Jo si ish-president, bëj akuzë si qytetar i vendit tim, si një njeri që kërkon të jetë i informuar, të ketë transparencë. Në rast se njerëzit që merren me problemet e sovranitetit të Shqipërisë, i bëjnë gjërat fshehtas, atëherë ky është një problem shumë i madh. Konfirmohet ajo që Parlamenti nuk ekziston, tregon që Komisioni i Sigurisë Kombëtare, Komisioni i Politikës së Jashtme, nuk ekzistojnë, pra janë instrumenta të Kryeministrit.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma , përgatiti për online, E.T