Zjarr në katin e tretë të një pallati pranë drejtorisë së policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2020, 19:52
Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në katin e tretë të një pallati në Durrës.
Ndërtesa ndodhet pranë drejtorisë së policisë.
Zjarrfikësja e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë shuarjen e flakëve ndërsa nuk ka të lënduar.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë aspiratori.
