Ju flet Moska-Një krim shtetëror: Si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin(3)

Emisioni "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj vijoi edhe këtë të enjte me sulmin ndaj pronarit të Rtv Ora dhe Ora News, duke treguar sesi u sajuan dokumente të rreme për kriminalizimin e Ylli Ndroqit në Turqi dhe Itali.

Kastriot Myftaraj: Sot do të tregoj sesi u sajuan dokumentet e rreme, që as nuk vlen të quhen dokumente, për kriminalizimin e Ylli Ndroqit në Turqi dhe Itali.

Nisim me atë të Turqisë, që ka qarkulluar shumë në media. Me 12 maj 2020, Drejtoria Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dërgon një informacion të nënshkruar nga dy oficerë të policisë gjyqësore Altin Curi dhe Leonart Qori. Në këtë informacion thuhet se nga të dhënat e Interpol Ankarasë, Turqi, informohemi se personat e lartpërmendur, janë tre persona, ndër ta Ndroqi, janë hetuar nga autoritetet turke në kuadër të procedimit penal numër 1998/335 të vitit 1998. Janë hetuar thuhet këtu. Në vitin 2020 Drejtoria e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit informohet se qytetari Ylli Ndroqi 22 vjet më parë është hetuar në kuadër të një operacioni antidrogë në Turqi. Po të ishte ngritur akuza apo do të ishte dënuar Ylli Ndroqi, këta do ta thonin. Por meqë as nuk është ngritur akuza nga prokuroria turke dhe as është dënuar, i përmbahen asaj fjalës është hetuar. Është hetuar, është pyetur. Andej shqiptarëtt i mbledh policia si lepuj kur bën arrestim, nëse ka dyshime për pesë, mbledh 20. Aq më tepër kur një nga të arrestuarit ka qenë futbollist. Këtu është bërë një interpretim shumë i gjerë i ligjit Antimafia. Ligji Antimafia nuk mund të mos marrë parasysh kategorinë kushtetuese të pafajësisë. 22 vite më vonë nuk mund të shërbejë kjo. Kjo është legjenda e madhe e Turqisë.

Marrin rastin e Italisë. Në 2 korrik 2020 Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Kordinimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit i dërgon informacion Departamentit të Policisë Kriminale, përgjigje nga Interpol Roma. Nënshkruan nëndrejtori Andi Likaj, nuk nënshkruan Drejtori Idajet Faskaj dhe kjo i bën nder. Autoriteti Qëndror në Itali është informuar se në vitin 2004, zoti Ylli Ndroqi është referuar te autoritetet gjyqësore në përfundim të operacionit "Bakllava" si organizator i trafikut të drogës nga grupi kriminal u përbërë nga shtetas shqiptarë. Por, thotë i njëjti informacion, sipas Autoritetit Qëndror Antidrogë në Itali, nuk u përputhën gjurmët papilare dhe nuk u ruajtën  në bazën e të dhënave. Dihet që shqiptarët jashtë për të fituar statusin e të penduarit, u thotë prokurori duhet të thuash 7 emra dhe përfiton. Dikush ka thënë emrin e Ylli Ndroqit për të përfituar, prokuroria italiane nuk e tregon se kush. Mbi këtë bazë Ylli Ndroqi është hetuar dhe janë bërë verifikimet e gjurmëve të gishtërinjve. Kanë rezultuar jo të përputhshme dhe ka rënë urdhri i arrestit.  Tani këta thotë u arrestua në 2015 me urdhrin e lëshuar në 2006. Në këtë kohë Ylli Ndroqi ka qenë në Londër. Është lehtësisht e verifikueshme, Britania e Madhe nuk është Bangladshi. Njoftimi italian thotë se nuk ka asnjë masë burgu në ngarkim të zotit Ylli Ndroqi.

Është kontrolluar në 6 shtator 2005, thotë njoftimi italian. Edhe kjo histori ëahtë lehtësisht e verifikueshme. Ndroqi ka qenë në Itali në këtë kohë, ka pasur një festë familjare me të afërmit e vet. Ata duke bërë pak zhurmë, fqinjët afër kanë njoftuar policinë bashkiake. I ka marrë policia, i ka qortuar, i ka gjobuar.Ka paguar gjobën Ylli Ndroqi për hir të sjelljes së të afërmve që erdhën në qejf dhe bënë pa zhurmë. Këta të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale e fshehin këtë fakt që kemi të bëjmë me një akt rutinë të policisë bashkiake. Mbi këtë bazë nuk mund të vihen në lëvizje ligji Antimafia. Ligji Antimafia ka rënë në rastin e zotit Ndroqi qëkurse pohohet në këtë shkresë që gjurmët papilare nuk përputhen në dy rastet. Këto janë dy legjendat e kriminalizimit të Ylli Ndroqit, Ylli Ndroqi mafioz në Turqi dhe Itali. Këto janë dy fakte të rreme, dy shpifje të ngritura zyrtarisht në nivelin e dokumentit zyrtar. Si vazhdon kjo histori e bazuar mbi këto dy shpifje, duke vënë në lëvizje policia SPAK, do ta tregojmë nesër.