Gjata: Duhet të diskutojmë se si do t'i fitojmë zgjedhjet, këtu po vidhet në mes të pandemisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2020, 22:53
I ftuar në "PolitikOn" në RTV Ora nga Alfred Lela, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se duhet diskutuar se si do t'i fitohen zgjedhjet dhe çfarë beteja ndodhen përpara.
Gjata: Ne duhet të diskutojmë se si do t'i fitojmë zgjedhjet dhe çfarë beteja kemi përpara. Kemi një betejë shumë të egër që është plotësisht e fitueshme.
Pjesë e këtij problemi është edhe çështje e inceneratorëve. Por nuk ka pse që të merremi me çështje të tilla, kur këtu po vidhet në mes të pandemisë.
Këto çështje nuk duhet të na heqin vëmendjen nga korrupsioni dhe problemet ekonomike.