Kulluri kritika PD-së: Lidershipi i opozitës akuzohet se përfiton nga oligarkët që akuzon çdo ditë
I ftuar në "PolitikOn" në RTV Ora nga Alfred Lela, politikani Edvin Kulluri në PD nuk ka pasur primare, por një selektim në bazë.
Kulluri shtoi se e majta ka pasur një luhatje shumë të vogël të votave të ndër viteve dhe se e djathta nuk duhet të akuzojë për oligarkë, por familjarët e tyre bëjnë biznese me ta.
Kulluri: Këtu nuk ka primare, primaret janë fushatë që del para bazës me program. Këtu ka pasur selektim në degë. Kjo nuk është gare me votim me ata që nuk doni. Për mua kjo krijon negativitet në parti. Nuk është rritur koherenca, por pakënaqësitë.
Në këto kushte ne nuk bëjmë sot dot një parashikim. Ne nuk kemi thënë si dhe çfarë do të bëjë PD. Rama ka 3 vite që është ezauruar dhe nuk e meritonte një mandat të tretë se nuk ka mbajtur premtime. Nuk është çështje ndryshimi emrash dhe karrigesh.
Unë mendoj se e majta ka një luhatje shumë të vogël të votave ndër vite. Për mua PD-ja është jashtë shinave të së djathtës në SHBA dhe Evropiane. PD-ja nuk ofron moralin për të dalë nga kjo gjendje morale dhe politike. Sot kemi një popull kundër një klase politike që 90% që bën show.
Lidershipi i opozitës akuzohet se përfiton nga oligarkët që akuzon çdo ditë. Nëse konstatimi i Bashës është i vërtetë se disa biznesmenë kanë marrë peng vendit, atëherë disa pjesëtarë të familjes tënde nuk mund të jenë klientë të tyre.