Dudushi: Basha nuk publikon një qeveri hije se nuk do të krijojë inate brenda partisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2020, 22:57
I ftuar në "PolitikOn" në RTV Ora nga Alfred Lela, gazetari Alban Dudushi u shpreh se nga viti 2017 e këtej njerëzit kanë një pasiguri për ata që do ta na qeverisin.
Dudushi: Nga viti 2017 e këtej njerëzit kanë një pasiguri për ata që do ta na qeverisin. E dimë të gjithë që me sondazhe të ngjashme, ka edhe brenda PD-së që sondazhet i shqetësojnë. Krerët e partive nuk preferojnë të thonë se kush do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Kjo pasi nuk mund të fusësh inatet se kush do të jetë në qeveri nesër. Prandaj e kuptoj edhe Bashën për një qeveri hije. Në Britani ka një rregull të pashkruar që alternativa vjen me një qeveri hije.