Duke nisur nga nesër, Franca në karantinë për të paktën 1 muaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2020, 08:08
Qeveria franceze ka vendosur që duke nisur nga nesër, I gjithë vendi të futet në karantinë për të paktën një muaj.
Sipas mediave vendase, karantina do të jetë më e butë se ajo që kaloi thuajse e gjithë bota në pranverë.
Masa e re e qeverisë vjen pas disa ditësh rekord sa i përket numrit të infektimeve.
Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33,417 raste të reja infektimi, ndërsa 148 persona u futen në terapi intensive, përcjell Ora News.


Nga nisja e pandemisë, shteti transalpine numëron afro 1.2 milionë infektime dhe mbi 35 mijë viktima.
Kështu, Franca futet mes 5 vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi dhe i pari në Europë.

/a.r, OraNews