Presidenti i FIFA-s pozitiv me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2020, 17:04
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Infantino ka rezultuar pozitiv ditën e sotme pas testime të kryera. Ai ka shfaqur simptomat e para dhe është vetëizoluar menjëherë për të paktën 10 ditë.
Gjithashtu edhe personat që kanë pasur kontakt ditët e fundit me 50 vjeçarin zvicerian janë porositur të tregohen të kujdesshëm.