Trump tregon se si Covid-19 te djali i tij u zhduk pas 15 minutash
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Covid-19 te djali i tij Barron ishte 'zhdukur' brenda 15 minutash.
Gjatë nëj tubimi në Martinsburg, Pennsylvania, të hënën pasdite Trump i thap përkrahësve të tij se edhe Barron ishte infektuar nga Covid-19.
“Sigurisht që Barron e kishte atë”, tha Trump për koronavirusin, të cilin ai, Zonja e Parë Melania Trump dhe djali i tyre 14-vjeçar, Barron, ishin diagnostikuar të gjithë në fillim të tetorit.
Trump më pas vuri në dukje sistemin e ri, të fortë, imun të Barronit.
Gjatë bisedës me doktorin Trump tha se e pyeti atë dhe doktori ja konfirmoi se djali i 14 vjeçar ishte pozitiv me Covid.
Sipas Trump, mjeku u përgjigj: “Zotëri, ai doli pozitiv”.
“Rreth 15 minuta më vonë”, tha Trump, ai e pyeti mjekun: “Si është Barron?”
“Zotëri, është zhdukur”- tregon Trump atë çfarë mjeku i kishte thënë.