Evakuohet zona përreth kullës Eiffel, policia gjeti një çantë të mbushur me municion, pati dhe një alarm për bombë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2020, 17:55
Parku Champ de Mars rreth Kullës Eiffel në Paris u evakuua për pak kohë pas zbulimit të një çante të mbushur me municion, tha të martën një zëdhënës i policisë.
Ai shtoi se evakuimi i parkut kishte përfunduar.
Më parë, policia tha se zona përreth Harkut të Triumfit ishte evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia po vazhdon kërkimet atje.
Franca po kalon një situatë të vështirë që pas vrasjes së mësuesitnë periferi të Parisit. Atij ju pre koka me thikë për shkak se shfaqi karikaturat e profetit Muhamed gjatë një ore mësimi me nxënësit e tij.