Covid nuk njeh rënie në Itali, shënohet shifra më e lartë e vdekjeve të javëve të fundit

Italia nuk njeh rënie të numrit të të infektuarve nga Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar plot 21 994 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë raportuar 221 viktima, shifra më e lartë e javëve të fundit.

Sipas autoritetev italiane, në këto 24 orë janë kryer 174 398 tamponë, teksa numri i pacientëve në terapinë intensive është 1411.

Në orën 15:00 Presidenti Sergio Mattarella ka mbledhur Këshillin Suprem të Mbrojtjes, ku tema më e rëndësishme me rendit të ditës ishte Emergjenca Shëndetësore.