Policia qëllon burrin me ngjyrë, protesta të dhunshme në Filadelfia

Në Filadelfia kanë shpërthyer protesta të dhunshme pasi një 27 vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia.

Protestuesit kanë djegur makinat që i kanë dalë para dhe kanë thyer xhama dyqanesh. Policia ka arsyetuar se i riu, i identifikuar si Walter Wallace ka pasur thikë në momentin që e kanë thirrur për t’u dorëzuar.

Qindra qytetarë kanë vërshuar në rrugë për të protestuar kundër aktit policor.