Burimi: Nxjerrja karikaturave të profetit Muhamed në pallate dhe ndalimi i produkteve "hallall" lajm i rremë
Gazetari Genc Burimi nga Franca për Ora News, komentoi vrasjen e profesorit për karikaturat e profetit Muhamed.
Burimi tha se lajmi që qeveria franceze ka nxjerrë karikatura të profetit Muhamed në pallate dhe ndalimi i produkteve "hallall" është një lajm i rremë.
Genc Burimi: Lajmi që qeveria franceze ka nxjerrë karikatura të profetit Muhamed në pallate është një lajm i rremë. Nuk ka ndërtesë në Francë me diçka të tillë. Ashtu sikur dëgjova se do të ndalohen produktet "Hallall" në Francë. Këto janë lajme të rreme. Ky lajm ka dalë nga ofiçinat e Erdoganit. Këto janë bërë për nxitjen e urrejtjes fetare nga Erdogani.
Ai ka si qëllim që të marrë kryesimin e botës islame dhe të zëvendësojë Gadafin, apo të zëvendësojë sot Arabinë Saudite. Ai ka si synim që të jetë një mbrojtës i flaktë i islamit dhe të ketë një politikë imperialiste, gjë që po e bën edhe Franca sot. Në këto kushte Erdogani ka gjetur përballë Makronin. Shumica imamëve që vijnë në Francë, gjysma vijnë nga Turqia. Prandaj Turqia po bën një ligj që e ndalon ardhjen e tyre.
Burimi shtoi se në Francë nuk ka një probleme fetar, por po krijohet nga një ndërmarrës që është Erdogani.
Genc Burimi: Në Francë nuk ka një probleme fetar, por po krijohet nga një ndërmarrës që është Erdogani. Jashtë po shikohen flamujt e Francës që po digjen. Njerëzit janë të lirë në vend. Duan të sabotojnë kulturën dhe demokracinë e perëndimit. Janë përdorur më herët refugjatët që erdhën në perëndim rreth 1 milionë refugjatë.