Përshkallëzohet lufta Armeni-Azerbajxhan, ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes armene

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit sapo mori një kthesë plotësisht tjetër.

Ditën e sotme është ekzekutuar me anë të një rakete të hedhur nga një dron i komanduar, ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Jalal Harutyunyan.

Harutyunyan u ekzekutua në provincën e Karabakh, ndërkohë që mediat azere e kanë cilësuar operacionin si të suksesshëm. Ato sqarojnë gjithashtu se operacioni është vendosur në veprim në momentin që është marrë vesh që ministri armen ishte në makinë, teksa raketa ka goditur mjetin e tij.

Autoritetet e Azerbajxhanit e kanë akuzuar Jalal Harutynyan për shumë krime lufte në territorin e tyre që nga viti 1992. Harutyyan ka qenë pjesë aktive sipas tyre e sulmeve terroriste dhe është bërë pjesë e ushtrisë si udhëheqës i entitetit separatist.

Autoritetet azere i kanë bërë gjithashtu thirrje atyre armene që të ulin armët.

https://youtu.be/a07_EmNaOqY