Shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë: Nuk e kontrollojmë dot pandeminë, Biden: Trump ngriti flamurin e bardhë
Shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows është bërë shkak për nisjen e polemikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me deklaratën e tij se, “SHBA nuk janë në gjendje të kontrollojnë pandeminë”.
Meadows do të shprehej se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve federale dhe shtetërore për të menaxhuar virusin, qeveria do të përqendrohet kryesisht në faktorë zbutës të tillë si vaksinat dhe trajtimet terapeutike, në dijeninë që Covid-19 "është aq ngjitës sa gripi sezonal"
Fjalët e Meadows sollën menjëherë reagimin e kundërshtarëve të presidentit Donald Trump.
Kandidati demokrat Joe Biden i quajti deklaratat e Meadows "një pranim se Trump ngriti flamurin e bardhë” në luftën kundër pandemisë.
"Nuk ishte një gabim nga Meadows," shkroi Biden në një deklaratë.
"Ishte një vëzhgim i sinqertë mbi strategjinë e Presidentit Trump që nga fillimi i krizës: të valëvitim flamurin e bardhë të humbjes dhe të shpresojmë që nëse e injorojmë, virusi do të zhduket. Nuk ishte kështu. Ata e pranojnë humbjen," konfirmoi kandidati për zv.president nga demokratët Kamala Harris.
SHBA vijon të jetë shteti më i goditur nga pandemia me 8,962,783 infektime dhe 231,045 viktima.
/a.r, OraNews