Siri/Brenda kampit të refugjatëve ku Covid po përhapet me shpejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2020, 10:50
Mjekët thonë se Covid-19 tani është i shfrenuar në kampet e refugjatëve në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.
Muajin e kaluar, numri i rasteve pozitive të koronavirusit u rrit 10-fish në këtë rajon.
Agjensitë e ndihmave thonë se për shkak të mungesës së testeve, shifra reale pritet të jetë shumë më e lartë.
Vetëm në kampin Atmeh të Idlib jetojnë thuajse 55 mijë refugjatë në kushte të vështira jetese.
Kujtojmë se në një prej kampeve siriane, Al-Hol ka ende shqiptarë të bllokuar të cilët qeveria po përpiqet me operacione bashkëpunimi t’i shpëtojë.