"Je për ndryshimin e organit që kemi mes këmbëve" Lekatari: Gjithsecili duhet të jetë i lirë
I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, blogerja Zheklin Lekatari u shpreh se unë mendoj se gjithsecili duhet të jetë i lirë dhe nëse do të ndryshojë gjininë, duke e bashkuar me identitetin e tij të brendshëm.
Lela: Meqë po i afrohemi edhe jnë ore të vonë, a je për ndryshimin e organit që kemi mes këmbëve dhe kthimin e tij në diçka tjetër?
Lekatari: Sot luftohet që në komunitetin LGBTI kjo gjë të mos bëhet në një moshë shumë të vogël, por me vetëdijesimin e personit. Unë mendoj se fenomenet që janë duke ndodhur në botë sot në mënyrë aktive ne do t'i shohim rezultatet e tyre pas shumë vitesh.
Unë mendoj se gjithsecili duhet të jetë i lirë dhe nëse do të ndryshojë gjininë, duke e bashkuar me identitetin e tij të brendshëm, pse jo të mos e bëjë. Është proces i vështirë dhe le ta bëjë.