"Shqiptarët nuk kanë lidhje me kampin Al-Hol!" Mesazhi i drejtorit të Antiterrorit: Do ti kthejmë dhe të tjerët

Riatdhesimi i Floresha Rashës, tre fëmijëve  të saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si djalit të familjes Dumani, Endri Dumani, ka kërkuar edhe angazhimin e forcave të Antiterrorit në policinë e Shtetit.

Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano dhe kolegu i tij Indriti prej 4 javësh kanë qenë larg shtëpive të tyre, 3 javë në Liban dhe një javë intensive në Kamishli.

Ai madje zbuloi se drejt Sirisë janë nisur pa dijeninë e familjes  së tyre.

Nano: Çështja e sigurisë është një çështje parësore e vetë ekipit që udhëtoi në terren, misioni ynë nuk ishte vetëm për të shkuar në kamp por për tu kthyer me një rezultat pozitiv që kemi arrtitur ta kemi sot. Hapat e tjerë do ti ndjekim në vazhdim.Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në operacion,  jam falenderues dhe mirënjohës për familjet tona që na kanë pritur. Kur kemi udhëtuar drejt Sirisë, ata nuk e kanë ditur fare.

I tmerruar nga jeta në kamp, Nano pati edhe një mesazh për shqiptarët.

Nano: Do të doja shumë që ato pamje që janë regjistruar dhe çfarë kemi parë në kamp të transmetohen për tu treguar shqiptarëve që nuk kanë lidhje fare me atë jetë atje dhe nuk është një jetë që shqiptarët e meritojnë. Do të përpiqemi ti kthejmë, që ata të jetojnë të lumtur siç u takon dhe siç ne dimë të jetojmë. Atje është kampi i ferrit.