Hasho: Punimet te “Shqiponja” në kohë të keqe, duan të nervozojnë qytetarët

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, eksperti i rrugores Fatmir Hasho,  foli lidhur me situatën e krijuar në Tiranë, për shkak të ndërtimeve nëpër rrugë.

Një ndër to është edhe loti i parë i Unazës së Madhe, rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”.

Nga sot e për 4 muaj me radhë ky aks do të jetë i bllokuar për të gjithë hyrje-daljet nga Tirana. Kështu njerëzit duhet të presin me orë të tëra.

Eksperti Hasho shpreh kritikat e veta: Rrugët ku po kalohet janë të papërgatitura për një trafik të tillë. Duhej të ishte bërë parapërgatitje 2-3 muaj më përpara. Të bëheshin prova si dhe me rrugën e Durrësit që ende nuk po përfundojnë.

Tek Sheshi Shiponja, 4 muaj janë shumë pak. Kanë zgjedhur për më tepër edhe kohën e gabuar, sepse tani nuk ka mot të mirë. Do nervozohen qytetarët dhe do nervozohen edhe për vete. Unë kam një mendim personal, këta sikur për qëllim kanë pikërisht këtë. Të nervozojnë qytetarët.

Një gjë e tillë tha Hasho, shkakton stres dhe nervozizëm tek njerëzit. Megjithatë, për ekspertin Fatmir Hasho, asnjë rrugë apo korsi në Tiranë nuk është brenda normave. Shqetësuese për të janë korsitë e biçikletave dhe trotuaret, që ose janë të gjera ose nuk ekzistojnë fare.

Hasho: Asnjehere në Tiranë nuk është bërë një studim i mirëfilltë për sinjalistikat, korstitë e biçikletave, rrugët me drejtime të dedikuara. Problem tjetër janë korsitë e biçikletave për mua. Këtu nuk pyetet askush. Nuk bëhet asnjë ekspertizë. Çfarë vë re unë. Korsitë e biçikletave, janë iniciativa të mira, por nuk është bërë asnjë studim.

Sa është numri i biçikletave, sa është numri i mjeteve, dhe ne bazë të kësaj të ndërtojnë rrugë apo korsi.

Problem tjetër janë korsitë e biçikletave për mua. Këtu nuk pyetet askush. Nuk bëhet asnjë ekspertizë.

Çfarë vë re unë. Korsitë e biçikletave, janë iniciativa të mira, por nuk është bërë asnjë studim. Sa është numri i biçikletave, sa është numri i mjeteve, dhe ne bazë të kësaj të ndërtojnë rrugë apo korsi.

Po të ishte bërë ky studim, jam i sigurt që nuk do të ishin bërë këto korsi biçikletash. Janë pa asnjë standard. Nuk ka semafor për biçikleta, kur ndërtohen korsi të tilla, duhet edhe semafor. Në korsitë e biçikletave kalojnë edhe motoçikletat apo motorrët e picerive. Janë drejtpërdrejt burim aksidenti. Rrugët tona kanë problematika pafund. Kemi rrugën e Durrësit. Ajo është një rrugë shumë e gjerë, që tani është me një sens lëvizjeje. Trotuaret e kësaj rruge janë shumë të gjerë, unë nuk i konceptoj dot.