Shoqërohet nga policia Lezhës shtetasi francez, pjesë e hetimit të jahtit të braktisur në Shëngjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2020, 21:19
Shoqërohet në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, si pjesë e hetimit të jahtit të braktisur në Shëngjin.
Një dokument i gjetur brenda jahtit ka qenë indice për këtë shoqërim.
Jahti i llojit Velierë i cili u gjet i braktisur në det të hapur pranë zonës së Patokut në Kurbin dhe më pas u dërgua në portin e Shëngjinit dyshohet të jetë vjedhur.
Shtetasi francez ka pranuar që jahti është i tij dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.
Lexo edhe: