Duka tregon pse nuk pret Rama përgjigjen e Venecias: Ka frikë, i cënohet pushteti personal
Kreu i partisë PAA, Agron Duka, i ftuar në studion e Ora News , përballë gazetares Matilda Mcini, foli lidhur me qëndrimet e kundërta Rama-Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Për të, Rama ka një frikë të madhe, ndaj insiston që ndryshimet të mos dërgohen për vlerësim Komisionit të Venecias.
Duka: Nuk duket si një lojë Ping-pongu. Qëndrimi i Presidentit Meta ka qenë i paralajmëruar. Ndërkohë që edhe opozita është në përkrahje dhe çështë ajo që i jep të drejtë opozitës në qëndrimin e saj dhe atë të presidentit Meta, është edhe qëndrimi i Komisionerit Europian për zgjerimin. Që duhet të priten patjetër rekomandimet e Komisionit të Venecias, pastaj ta kaloni në Parlament.
Ndërkohë, kryeministri i cili është stoik në qëndrimin e tij, thotë që unë do ta kaloj. Këtë lloj konflikti e transferon vetëm me presidentin, ndërkohë që nuk është vetëm presidenti por edhe qëndrimi i komisionit.
E gjithë kjo histori bëhet që të fitojë nëse do të jetë Kodi i vjetër Zgjedhor, Ramës nuk i dalin llogaritë, ose nëse do të jetë sistemi i koalicioneve klasike. Kështu që duke qenë se është vetëm, mendon se nëse kalon këtë lloj ndryshimi në kodin zgjedhor, pra duke hequr koalicionet parazgjedhore, mund të dalë fitimtar dhe pastaj të bëjë koalicione paszgjedhore.
Çdo veprim që bëhet shkon ndesh me udhëzimet e ndërkomëbtarëve, por çështë më e rëndësishmja, shkon ndesh me interesat e kombit dhe në dobi të një force politike dhe të një individi. Çfarë të keqe ka këtu kur komisioneri, presidenti dhe gjithë opinioni thonë të presim vendimet e Komisionit të Venecias, të cilat janë shumë më personale, që të presim maksimumi 2 javë? Kërkesa ka qenë urgjente dhe ne kemi marrë përgjigje nga komisioni që ata e kanë në prioritet. Këtu nuk ka asnjë të keqe, e keqja është ajo që cënohet pushteti personal i Ramës.
A do të pengojë kthim-përgjigja në fushatën e 25 prillit, edhe për këtë Duka e ka një përgjigje. Sipas tij, jo vetëm që nuk pengon, por bën mirë, pasi puna do të bëhej më e qetë dhe rezultatet do të ishin më të mira.
Duka: Kthimi i përgjigjes nga Komisioni i Venecias nuk pengon asgjë. Unë besoj që ka kohë të mjaftueshme për fushatë, Fushata normalisht ka një kohë të limituar. 35 ditë përpara. Të llogarisim sikur edhe një muaj e gjysëm përpara, ka kohë të mjaftueshme, janë 6 muaj. Ne duam të veprojmë me qetësi. Ndërsa vendimet e marra me shpejtësi, në një kohë shumë të shkurtër, të ndikuara edhe nga ana emocionale, nuk mund të sjellin rezultate, të paktën të qëndrueshme.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online E.T