Lleshaj nga Libani: I lumtur që çliruam nga ferri këta fëmijë, sot jemi në rolin e prindërve

Vizitat e herëpashershme në Liban më në fund ju shpërblyen Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Pas negociatave të gjata, katër fëmijë dhe një grua mundën të nxirren nga kampi Al Hawl në Siri.

Lleshaj, duke u vënë se pari në rolin e prindit dhe pastaj të Ministrit, nuk e fshehu lumturinë që të vegjlit që kishte përballë më në fund ishin të çliruar nga ferri.

Lleshaj: Shpreh lumturinë kur shikoj këta fëmijë të çliruar nga ferri. Sot ne jemi të gjithë në rolin e prindërve të tyre, prindërit kanë detyrë të kujdesen fëmijët. Prindërit e tyre nuk e kanë bërë, po e bën shteti shqiptar. Jam shumë i lumtur dhe falenderues për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në operacion.