Tiranë/ Vetëvritet me armë zjarri e reja, procedohen 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2020, 21:21
Një 33 vjeçare mësohet se është vetëvrarë me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranës.
Sipas informacioneve, e reja e identifikuar si Marsilda Hysa ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Sakaq policia ka proceduar penalisht shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç, të cilët mendohet se kanë fshehur armën e krimit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ali Shefqeti".
“Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.