Basha komenton lëvizjen politike të Topallit: Të mirëpritur ata që e kanë seriozisht largimin e Ramës
Lulzim Basha, komentoi lëvizjen politike të ish nën kryetares Jozefina Topalli, duke theksuar se kushdo kërkon me sinqeritet largimin e Edi Ramës, gjen tek Partia Demokratike nje partner serioz. Por, ai la të kuptohet, se kjo lëvizje qellimin nuk e ka të sinqertë.
“Absolutisht nuk mund të paragjykoj askënd që është në opozitë me Edi Ramën dhe do ndihmojë në largimin e tij por çdo kush që bën të kundërtën pavarësisht si dhe sa mundohet ta fshehë e ka të pamundur pasi qytetarët nuk janë budallenj”
Kryetari i Partisë Demokratike, komentoj edhe debatin e krijuar pas perjashtimit të disa emrave nga e drejta për të kandiduar. Ai tha se është kryesia e Partisë Demokratike, që do të vlerësoje për cdo emër votën e antarësisë dhe raportin e komsionit.
“Raporti i Komisionit siç e përcakton statuti do të shqyrtohet nga organet vendimarrëse që janë kryesia dhe këshilli kombëtar”
Në bashkëbisedimin me gazetarët, Luzlim Basha, u fokusua tek situata e pandemisë, ndërsa tha se Spak, e ka për detyre të veproje sot në mënyre që situtata të mos shmëdërrohet në katastrofë. Sipas tij qeveria parashikon miliona dollarë për koncesionet, ndërsa qytetërt i ka lënë në harresë.