Më pak teste, më pak të infektuar/ Në 24 orë, 288 raste të reja dhe 3 viktima
Ulja e numrit të testimeve ka sjellë edhe më pak të infektuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton për 288 persona të prekur dhe 3 humbje jete. Për shkak të infektimeve në rritje, ministrja Manastirliu njofton hapjen e spitalit covid 3, i cili do të ketë kapacitet për trajtimin e 150 pacientëve.
Të hënën numri i të infektuarve me Covid shënoi ulje ashtu sikurse edhe numri i testimeve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit u kryen 1 mijë e 304 testime nga të cilat rezultuan pozitiv 288 persona.
Një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana dhe një 88 vjeçar nga Tropoja humbën jetën duke e çuar numrin e vdekjeve në 480.
Në spitalet covid numri i pacientëve të cilët kanë nevojë për trajtim të specializuar është rritur në 280.
Në këto kushte, ku numri i të infektuarve është në rritje dhe numri i shtretërve drejt ezaurimit, Ministrja e Shëndetësisë njoftoi hapjen e spitalit Covid 3 brenda kësaj jave.
Gjatë inspektimit të kësaj strukture së bashku me kryeministrin Rama, Ogerta Manastirliu tha se spitali i ri do të ketë 150 shtretër.
Nëse situata do të përkeqësohet Ministria e Shëndetësisë planifikon hapjen e një spitali të katërt në Tiranë por nëse do të jetë nevoja në shërbim të pacientëve do të vendosen edhe spitalet rajonale.
Ndërkohë policia njofton vendosjen e 644 gjobave ndaj qytetarëve që nuk respektuan vendosjen e maskës.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
147 raste në Tiranë,
16 në Fier,
14 në Krujë, Gjirokastër,
13 në Durrës,
11 në Kavajë,
10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë
8 në Peqin,
7 në Elbasan,
4 në Shkodër, Kurbin,
3 në Tepelenë,
2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,
1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.
COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 288
Të shëruar ne 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304
Testime totale 118329
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93